Në Ligën NBA janë zhvilluar 11 ndeshje dhe secila ka qenë më rivalizuese se tjera dhe mbase ka pasur edhe rezultate interesante. Basketbollistët e Bostonit që udhëheqin në Konferencën e Lindjes kanë pësuar humbje me pesë pikë dallim (103:108) nga LA Clippers-at. Ballafaqimi u përshkrua me një rivalitet të madh dhe efikasitet të lartë të pikëve të shënuara si të njërës palë po ashtu edhe te skuadrës tjetër. Basketbollistët Williams me 28 pikë të shënuara dhe Jordan me 21 pikë padyshim se ishin edhe çelës i fitores së LA Clippers-ave.
Ballafaqimi tejet interesant dhe me rezultat të ngushtë ka përfunduar edhe ndërmjet skuadrës së Philadelphia-s dhe Oklahoma Cityt. Oklahoma e fitoi ndeshjen pas vazhdimeve me rezultat 110:105. Durant ka qenë një mjeshtër i lojës, i cili me 34 pikë të realizuara së bashku me Westbrook që shënoi 27 pikë, ishin protagonistë të kësaj fitore sa të vështirë, por aq të ëmbël. Holiday me 22 pikë të shënuara me bashkëlojtarë nuk patën fat që të shënojnë fitore, pasi përqendrimi në çastet vendimtare ka qenë te rivali.
Përballja atraktive është zhvilluar edhe ndërmjet New Jerseyt dhe Golden State-s, të cilën e fituan Jerseyt me rezultat 94:90. Basketbollisti Lopez ishte figura qendrore e kësaj fitore, por pa harruar edhe kontributin e basketbollistit Morrow që realizoi 22 pikë.
Charlotte pësoi humbje të thellë me rezultat 101:84 nga Chicago e disponuar. Rose edhe njëherë me 20 pikë ishte shtylla e skuadrës, i ndihmuar nga Korver, që shënoi 20 pikë, kontribuar në triumfin me 17 pikë epërsi, ndërsa Henderson me 20 pikë të shënuara nuk ndihmoi asgjë që t’i shpëtojnë humbje së thellë. Toronto – Utah ka qenë dramë në vete dhe me fitoren me dy epërsi (96:94) të Utah-it. Skuadra e Torontos gjatë do të mbajë mend lojën efikase te Jeffersonit, i cili me 34 pikë ishte edhe trim i fitores së Utah-it. Minnesota ka dëshmuar lojë shumë më të mirë se Cleveland dhe fitoi me shifra 101:75, kurse Dallasi për një pikë (93:92) humbi sfidën me New Orleans-in. Jack e Belineli me nga 21 pikë ishin fatal për Dallasin. Nowitzki ka shënuar 31 pikë, por që nuk mjaftuan që të shënojnë fitore për Dallasin. San Antonio shkëlqeu me lojë dhe si rezultat i kësaj ngadhënjyen me rezultat 111:104 ndaj Detroitit. Parker ka qenë figura më e mirë me 23 pikë dhe që i siguroi fitoren.
Rezultatet
Boston – LA Clippers 103:108
Philadelphia – Oklahoma City 105:110
New Jersey – Golden State 94:90
Charlotte – Chicago 84:101
Toronto – Utah 94:96
Milwaukee – Cleveland 110:90
Minnesota – Indiana 101:75
New Orleans – Dallas 93:92
Memphis – New York 108:110
San Antonio – Detroit 111:104
Sacramento – Orlando 102:106
Konferenca e Lindjes
Fitore – humbje
1. Boston 46/16
2. Chicago 45/18
3. Miami 43/21
4. Orlando 41/24
5. Atlanta 37/27
6. New York 34/29
7. Philadelphia 33/31
8. Indiana 27/37
9. Charlotte 26/38
10. Milwaukee 25/38
Konferenca Perëndimore
1. San Antonio 52/12
2. Dallas 46/18
3. LA Lakers 46/19
4. Oklahoma City 40/23
5. Denver 37/27
6. Portland 37/27
7. New Orleans 38/29
8. Memphis 36/30
9. Phoenix 33/29
10. Utah 34/31
Tuesday, 15 March 2011 14:36