Paris – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar në mbledhjen e tij në Paris pezullmin për Federatën e Futbollit të Bosnjes në rast se deri në 1 prill të këtij viti nuk do të bëjë ndryshimet në statusin e federatës.
Në këtë mënyrë , që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
“Rikonfirmohet vendimi i mëparshëm për të pezulluar automatikisht Federatën e Futbollit të Bosnje – Hercegovinës nëse deri në 1 prill 2011 nuk do të bëhen ndryshimet statutore të kërkuara”, thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë së futbollit evropian.
Bosnja, kundërshtare e Shqipërisë për Euro 2012, kërcënohet me pezullim nga eliminatoret, ndërsa klubet e saj rrezikojnë të mos marrin pjesë në asnjë kompeticion.
FIFA dhe UEFA duan që federata boshnjake të ndryshojë strukturën e saj. Nga një kryetar për çdo etni në vend, përkatësisht muslimanët, serbët dhe kroatët, duhet që federata të ketë një kryetar të përbashkët.
Me pezullimin e mundshëm të Bosnjes mund të konfigurohet dhe klasifikimi i grupit D të eliminatoreve të evropianit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për shkak se Bosnja nuk ka zhvilluar mbi 50% të ndeshjeve, çdo skuadër që luan ndaj ekipit të Edin Dzekos dhe Miralem Pjaniç do të humbë pikët e grumbulluara.
Në takimin e zhvilluar në muajin tetor Shqipëria barazoi me Bosnjen në “Qemal Stafa” me rezultatin 1-1. Bosnja aktualisht renditet e 4-ta në grupin D me 4 pikë pas 3 ndeshjesh, 1 pikë më pak se Shqipëria e vendit të 3-të, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
Renditja aktuale e grupit D
Nr. Skuadra N. Pikë
1. Franca 4 9
2. Bjellorusia 4 8
3. Shqipëria 4 5
4. Bosnja 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 4 1
Tuesday, 22 March 2011 11:07