Pas ndeshjes së djeshme në “Coppa Libertadores” ku Ganso i solli fitoren klubit të tij me një të majtë magjike, Presidenti i Santosit, “Luis Alvaro De Oliveira Ribeiro” foli për të ardhmen e tij.
“Paulo Henrique më ka thëne se nuk do të luajë për një skuadër tjetër braziliane, ai na respekton neve, dhe ne e dimë cila është dëshira e tij, gjë të cilën e respektojmë. Ne do ta lirojmë atë kur të hapet mërkato ne Evropë.
“Ai do largohet nga klubi nga dera kryesore me kokën lartë, dhe do të shkoj tek një skuadër gjigante që vet tradita flet për të “ tha Ribeiro që tregon se tanimë lojtari është fare pranë largimit nga Brazili.
Klubi nga “Via Turati” ka arritur marrëveshjen kontraktuale me lojtarin,teksa Galliani ketë punë e ka marre mbi vete, mirëpo vetëm kur do përfundoj kampionati, do udhëtoj drejt Brazilit që ta përfundoj këtë çështje.
Thursday, 28 April 2011 08:14