Mesfushori i Çelsit, Kevin De Bryn, duket se ka vendosur të kërkojë largimin përfundimtar nga blutë, i ndërgjegjshëm që nën drejtimin e Zhoze Murinjos nuk do të ketë shumë hapësira.
Lojtari belg, i cili në vitin e fundit shkëlqeu në huazim te Verder Bremen në Gjermani, është i gatshëm që të qëndrojë në këtë vend, duke shpresuar që Çelsi të gjejë një marrëveshje me Borusia Dortmund, pasi ëndërron të luajë për finalistët e Ligës së Kampioneve.
Lojtari 21 vjeçar, i blerë për 7 milion paund nga Genk, tashmë ka një vlerë rreth 12-13 milion paund dhe mund të jetë nga blerjet e pakta të Çelsit që mund t’i garantojë të ardhura klubit edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje me të.
Interesimin e lojtarit për Borusia Dortmund dhe të klubit gjerman për futbollistin e ka pranuar edhe drejtori sportiv i këtij klubi, Mikael Zork.
“Ne po interesohemi për Kevin De Bryn dhe ai dëshiron që të bashkohet me skuadrën tonë”, tha Zork për mediat gjermane. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 June 2013 14:20