Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, po përballet me probleme për zgjedhjen e mbrojtësve për derbin e së dielës ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Conte thuhet se është gati për ta hedhur në fushë Bonuccin dhe Andrea Barzagli si qendërmbrojtës, në fundjavë, ndërsa Giorgio Chiellini thuhet se do të lëvizë në të majtë, për të zëvendësuar Paolo De Ceglien.
Ky i fundit sapo është kthyer në trajnim të rregullt, dhe Conte është në dyshim nëse ai do të jetë plotësisht i aftë për ndeshjen e së dielës në stadiumin Juventus.
Ky do të jetë fillimi i parë për Bonuccin në këtë sezon. Juventus do të përballet me sfidën më të madhe në Seria A, me AC Milan dhe ky pritet të jetë testi i parë i Juventusit. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 15:48