Athinë- Shpërthim i fuqishëm jehoi mbrëmë në klubin e tifozëve të klubit futbollistik “Panatinaikos” në qendër të qytetit Patra në pjesën veriore të gadishullin grek Peloponez, kumtoi policia.
Shpërthimi shkaktoi dëme serioze materiale në klube, ndërtesat fqinje, dhe gjithashtu edhe të automobilave të parkuar dhe motoçikletave.
Sipas policisë bomba është përpunuar me dorë, ndërsa shpërthimi ka frikësuar banorët e ndërtesave përreth, të cilat gjatë natës kanë dalë në rrugë.
Në zhvillim është hetimi për zbardhjen e rastit.
Incidentet e tilla nuk janë të rralla në qytetet greke. Supozohet se ato janë vepër e klubeve tifoze dhe rivale.
Monday, 30 January 2012 15:25