Ndonëse Loren Blank pak kohë më parë refuzoi hipotezën e nënshkrimit me PSZH, mediat franceze janë të bindura se ai do të jetë trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre. Pas përgjigjeve negative të marra nga shumë trajnerë të njohur në Evropë, drejtuesit e PSZH kanë kthyer sytë nga “prodhimi vendas”, duke kontaktuar me menaxherin e Blank.
Tekniku ka shprehur pëlqimin e tij për PSZH, ndërsa kanë filluar diskutimet që me sa duket kanë pasur një fund të lumtur. Tani mes palëve po diskutohen detajet teknike të kontratës, ndërsa nuk është bërë e ditur ende se sa do të jetë kohëzgjatja e saj.
Edhe lajmërimi zyrtar pritet të vijë gjatë të premtes ose të shtunës, i shoqëruar njëkohësisht me largimin e shumëpritur të Ançelotit drejt Real Madrid.
Trajneri italian mund të jetë personi më i gëzuar në këtë mes, pasi më në fund do të shkojë te skuadra që dëshiron, duke i dhënë lamtumirën parisienëve ku prej disa javësh është praktikisht një peng. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 June 2013 23:16