Loran Blank shumë shpejt do të prezantohet si trajneri i ri i skuadrës së Romës, pasi ish-trajneri i përfaqësueses franceze është shumë pranë hedhjes së firmës në kontratën dyvjeçare që i ka vënë para klubi italian.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, francezi do të marrë me vetë të gjithë stafin që punoi me të në përfaqësuesen franceze, ndërsa synon që të nisë një projekt fitimtar te verdhekuqtë.
Besimi i drejtuesve të klubit italian erdhi pas mbledhjes së zhvilluar sot në drekë te skuadra italiane ku administratorët e klubit u takuan me të dërguarit e presidentit amerikan Pallota, për të treguar se cilat ishin alternativat që mbeteshin pas konfirmimit të Alegrit te Milan.
Francezi ka bërë të qartë se nuk do të zgjatet shumë në diskutime, ndaj mendohet se brenda ditës së mërkurë apo të enjte, situata do të zgjidhet në një mënyrë apo një tjetër, ndonëse pritet përgjigja pozitive e Blank. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 June 2013 22:43