Trajneri i përfaqësueses franceze, Loren Blank ka përfshirë Joan Gurkuf në listën e tij të përkohshme të kombëtares për Euro 2012.
Mesfushori ka luajtur vetëm 13 ndeshje me fanellën e Olimpik Lion në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, por emri i tij ka qenë mes 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Blank. Trajneri ka çuditur duke lënë jashtë dy sulmues që kanë qenë shpesh pjesë e kombëtares, Batifembi Gomis të Lion dhe Kevin Gameiro të PSZH, ndërsa në listë figuron emri i Loik Remi që është i dëmtuar dhe mund të qëndrojë pushim deri në katër javë.
Në listë është përfshirë për herë të parë edhe mbrojtësi Janga-Mbiua i Montpelje, i cili zuri vendin e Junes Kabul të Totenhemit që është dëmtuar dhe nuk do të mund të marrë pjesë në aktivitetin që fillon në muajin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
LISTA PARAPRAKE E FRANCES NË EURO 2012
Portierë: Sedrik Karraso (Bordo), Hugo Loris (Lion), Stiv Mandanda (Marsejë)
Mbrojtës: Gael Klishi (Mançester Siti), Matië Debushi (Lilë), Patris Evra (Mançester Junajtid), Lorent Koshielni (Arsenal), Filip Mekses (Milan), Adil Rami (Valencia), Antoni Reveijer (Lion), Mapou Janga-Mbiua (Montpelje)
Mesfushorë: Johan Kabaje (Njukasëll), Alu Diarra (Marsejë), Joan Gurkuf (Lion), Florent Malouda (Çelsi), Marvin Martin (Sosho), Bleis Matuidi (PSZH), Jan M’Vila (Rëne), Samir Nasri (Mançester Siti), Frank Riberi (Bajern Mynih)
Sulmues: Hatem Ben Arfa (Njukasëll), Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Zhirud (Montpelje), Zheremi Menez (PSZH), Loik Remi (Marsejë), Matië Valbuena (Marsejë).
Tuesday, 15 May 2012 19:20