Loran Blank do të dëshironte që të kishte në kombëtaren që drejton një futbollist me aftësitë e lojtarëve spanjollë si Ksabi Alonso apo Ksavi. 46 vjeçari mori përsipër rindërtimin e kombëtares franceze pas një Botërori zhgënjyes në vitin 2010, por mendon se skuadrës së tij i mungon ende një mesfushor i nivelit botëror, element që Spanja e ka me shumicë në përbërjen e saj.
“Do të dëshiroja të kisha në dispozicion një tru në mesin e fushës, si Ksavi apo Ksabi Alonso, apo një lojtar tjetër që analizon lojën brenda një çerek sekonde dhe vendos nëse bëjmë këtë apo atë gjë”, tha ai për “France Football”.
“Për ta bërë një gjë të tillë, një lojtar duhet të ketë aftësinë të imponojë veten në klub ashtu si në kombëtare dhe të arrijë nivele të jashtëzakonshme. Si skuadër, ne jemi ende në procesin e rindërtimit dhe logjikisht, lojtarët tanë janë ende fillestarë në këtë fushë”.
“Kabaje, M’Vila dhe Martin nuk kanë shumë peshë në nivel ndërkombëtar”, pranoi ai, duke lënë të kuptohet se në fazat e mëtejshme të turneut, gjithçka do të jetë më e vështirë për kombëtaren që ai drejton. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 June 2012 19:23