Tiranë – Kundërshtari i përfaqësuses sonë, Bjellorusia, ka mbërritur paraditen e së premtes (dje) rreth orës 11 e 30 në aeroportin “Nënë Tereza”, me një fluturim charter.
Skuadra e drejtuar nga Bernd Stange nuk ka dashur të japë asnjë intervistë dhe prononcim për mediat, duke lënë shumë dyshime për formacionin e mundshëm që do të zbresë në “Qemal Stafa”.
Përpara këtij takimi u përfol se trajneri Stange kishte 7 lojtarë të dëmtuar, megjithatë kjo heshtje të bën të mendosh se mund të jetë edhe një lojë e kundërshtarit për t’i dhënë sa më pak informacion rivalit të saj të drejtpërdrejtë, Shqipërisë.
Skuadra bjelloruse është akomoduar në “Hotel Rogner” dhe në orën 19:00 të së premtes bëri seancën e parë stërvitore, e cila u pasua dhe nga një seancë shtesë gjatë ditës së shtunë (sot) në orën 10:00.
Drejtuesit bjellorusë kanë deklaruar se nuk do të japin asnjë konferencë për shtyp përpara takimit, duke u munduar ta mbajnë sa më larg median dhe presionin nga skuadra që momentalish ndodhet në vëndin e dytë në grup, me 8 pikë pas kryesueses Franca që ka 9 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara.
Saturday, 26 March 2011 12:23