Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa ka shprehur zhgënjimin e tij me barazim 2-2 në La Liga në shtëpi kundër Barcelonës të dielën mbrëma.
Skuadra Baske në fund të takimit ishte në avantazh prej 2-1, pas një auto-goli të Gerard Pique, por ata nuk ishin në gjendje që me sukses të ruajnë rezultatin e tyre dhe Lionel Messi rivendosi barazinë në minutën e parë shtesë. “
Kjo nuk është shumë frustruese. Nuk merituam më shumë, por ne kishim mundësi që në fund të dalim fitues. Sido që të jetë, rezultati përfundimtar është një reflektim i mirë i asaj që ndodhi në fushë,” tha Bielsa në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Athletic Bilbao janë në vendin e nëntë në tabelë, ndërsa Barcelona në të dytin me tre pikë pas skuadrës së Real Madridit. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 November 2011 13:00