Besart Berisha nuk ka harruar të uroj Kombëtaren Shqiptare.
Sulmuesi Besart Berisha ka uruar Kombëtaren shqiptare për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se kjo arritje është me mëritë dhe për këtë ka uruar trajnerin, lojtarët dhe tifozët,
“Urime të përzemërta Kombëtares tonë. Një arritje e merituar. Gjithmonë e besoja se do të vijë kjo ditë dhe ja ku jemi. Uroj lojtarët e Kombëtares dhe trajnerin për suksesin. Gjithashtu edhe tifozët Kuq e Zi. Forca Shqipëri”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se Berisha ka qenë i ftuar, por për shkak se luan në Australi dhe largësisë së madhe nuk ka mundur që të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare. /Express
Monday, 12 October 2015 18:20 
