Milan- Ka qenë presindenti i Milanit i cili vendosi të bllokojë kalimin e Carlos Tevez tek Milan. 
Mediat italiane kanë zbardhur të gjithë të vërtetën duke shkruar se Berluskoni nuk ka qenë asnjëherë i bindur për efikasitetin e këtij operacioni.
Në pasditen e të enjtes Kavalieri ka telefonuar Galianin dhe i ka kërkuar të ndërpresë operacionin pasi raporti cilësi-çmim nuk i dukej i arsyeshëm eksponentit më të lartë të Milanit.
Në praktikë, operacioni sipas Berluskonit nuk do të kishte asnjë valencë financiare sepse të ardhura ekonomike nga shitja e Patos ishin të njëjtat pothuajse me ato që do të jepeshin për ardhjen e Tevez.
Pas kësaj Galiani u kthye nga Londra me duart bosh.
Friday, 13 January 2012 08:30