Silvio Berlusconi mendon se Milani ka fituar tashmë titullin, edhe pse nuk është matematikisht e fituar.
Milani ka nevojë për katër pikë, në mënyrë qe të fitoj Scudetton me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Nëse diçka shumë dramatike ndodh, Milani do të fitojë titullin e 18 te tyre Serie A.
Por Silvio Berlusconi është duke festuar tashme fitoren e Massimiliano Allegrit, dhe sipas “La Repubblica” ai tha se ekipi i tij tashmë e ka fituar kampionatin.
“Është e sigurt. Scudetto është e jona”, tha Berlusconi në Holandë, së bashku me Clarence Seedorf i cili u propozua “Knight of the Order of Orange Nassau.”
Milani mund të fitojë Scudetton të dielën, Nëse Interi humbë pikë të shtunën.
Friday, 29 April 2011 11:02