Marek Hamsik është nisur drejt Milanit, Berlusconi ka dhënë dritën e gjelbër për ketë transferim. Marek Hamsik ditët e fundit i ka shprehur dëshirën klubit napolitan, pikërisht drejtorit sportiv Bigon që të kalojë tek rossonerët dhe ata kanë thënë që do ta dëgjojnë ofertën e Milanit.
Berlusconi i ka dhëne një buxhet prej 30 milionë eurosh për ketë transferim Gallianit, teksa marrëveshja mund të mbyllet për 20 milionë euro.
Raiola është pranë që të bëhet agjenti i Marek Hamsik, dhe transferi i Marekarios në Milanello do bëhet edhe më i lehtë. Është ai zgjedhja për blerjen e madhe në këtë sezon, Marek Hamsik.
Ndërsa gjatë emisionit, Goal Di Notte, Michele Plastiono, gazetar i njohur sportiv, është ndalur të flasë mbi mundësinë e transferimit të Marek Hamsik te Milan.
“Unë kam një bindje personale se në rast se Hamsik largohet do të lëvizë drejt qytetit të modës, por unë besoj se do të luajë tek Interi dhe jo te Milan”.
Paolo Vagheggi, agjenti i Kwadwo Asamoahs, ka folur për të ardhmen e ganezit 22-vjeçar. Ai tha: “E ardhmja e Asamoah? Kemi një takim në këto ditë me Udinesen për të vlerësuar çka është më e mira për djaloshin. Bëhet fjalë për një lojtar që pëlqehet nga shumë skuadra. Allegri e dëshiron dhe flet mirë për të? Normalisht, është një mesfushor komplet, por të presim takimin me Udinen, ku do marrim një vendim të përbashkët”, përfundoi Paolo Vagheggi.
Thursday, 26 May 2011 11:40