Silvio Berlusconi foli për transferimin e mundshëm të Hamsikut. Në impenjimin e tij në kampanjën elektorale në Napoli, nga Piazza del Plebiscito, presidenti i Milanit tha: “Ju premtoj se ne nuk marrim sllovakun, sepse Milan nuk prekë flamujt e skuadrave të tjera”.
Ai edhe e mbylli mundësinë e blerjes së tij.
Në anën tjetër, Cesare Maldini, ka dhënë një deklaratë ku ka folur për Napolin dhe kryesisht për sllovakun Marek Hamsik. “Napoli ishte shumë i fortë në këtë vit në kampionat, nuk mendoj se do të ketë përshtypje të keqe në Ligën e Kampionëve. Hamsik? Kam lexuar se Milani është i interesuar, për mua do të ishte një blerje e madhe, me të vërtetë është një talent i madh, dëshiroj ta shoh në Milan”, ka thënë Cesare Maldini për Radio Gol.
Gazetari i Sky njëherësh edhe eksperti i njohur i tregut, Gianluca Di Marzio, thotë se Antonioo Cassano nuk lëvizë për momentin. Sipas tij, barezi do të qëndrojë në Milan. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Bozzo.
Cassano ka një kontratë deri më 2014 dhe, siç duket, do ta respektojë atë.
“Sigurisht se tregu është gjithmonë i hapur, sidomos për Cassanon, për një lojtar me karakterin e tij dhe talentin, tregu nuk heshtë asnjëherë. Ai do të qëndrojë në Milan, mirëpo nuk do te jetë e lehtë, pasi që klube si Fiorentina, kanë shprehur haptas dëshirën për ta transferuar Cassanon, kurse Genoa në mënyrë tinëzare ka provuar të sjellë në skuadër barezin Fant Antonio”, përfundoi Di Marzio për Sky.
Ditët në vazhdim do të presim zhvillime të reja, si dhe spekulimet për Antonio Cassanon s’do të ndalen deri më 31 gusht.
Saturday, 28 May 2011 09:07