Pas Gallianit, edhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi i hap dyert rikthimit në Milano të Kakasë, lojtarit të Real Madridit.
“Është një person i mrekullueshëm dhe do e presim me krahë hapur nëse do të vendosë të rikthehet,” është shprehur presidenti kuqezi.
Tashmë, i mbetet futbollistit brazilian të vendosë nëse do të transferohet tek Chelsea apo do të rikthehet tek Milan.
Berlusconi foli edhe për titullin e fituar nga skuadra e tij fundjavën e kaluar: “Merituam të fitonim kampionatin dhe jemi të lumtur, sepse konfirmuam statusin e skuadrës me më shumë tituj në botë. Gjatë sezonit kemi kaluar shumë momente të vështira për shkak të dëmtimeve në repartin e sulmit, por në fund ia dolëm mbanë.”
Thursday, 12 May 2011 19:49