Silvio Berlusconi dha një deklaratë për MilanChannel, rreth blerjeve të reja. Ja deklarata e tij komplete:
Për imazhet në San Siro, për Papa Giovanni Paolo II?
“Nuk bën që të mos duartrokitet Papa Giovanni Paolo II, ka shumë respekt nga gjithë katolikët. Unë e kam takuar më shumë here. Në Romë kishte invazion, teksa rossonerët e mirëpritën atë”.
Për ndeshjen e djeshme dhe Scudetton?
“Nuk do flas për Scudetto, derisa të vendoset në fanellat tona. Te flasim për ndeshjen e shkuar. Përkundër 3 mungesave të mëdha, arritëm që të fitojmë. Mungesa e qendërsulmuesve u pa në zonën e golit me disa raste te humbura”.
Për golin e Scudettos?
“Mund ta bëjë edhe Abbiati. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë 1 pikë në tre ndeshjet e mbetura.”
Për lojtarin e tij të preferuar, Pato?
“Për mua Pato është tanimë një lojtar i shenjtë. Duhet të rritet ende për pozitën e tij në fushë, por është perfekt. Ai dëshiron të niset nga mbrapa, është gjëja e cila më pëlqen më së shumti. Ka shumë kundërshtarë dhe i kalon, edhe pse nuk është e lehtë. Për mua është një qendërsulmues, e shoh mirë aty.”
Për Allegrin?
“Mund të vazhdojë serinë e trajnerëve të mëdhenj, ka gjithë karakteristikat që të çojë Milanin drejt sukseseve të mëdha.”
Për lojën dhe posedimin e topit?
“Lojën e kemi të bukur, në posedim të topit ende nuk jemi perfekt. Duhet training preciz që të përmirësohemi në këtë aspekt, besoj që trajneri kërkon gjithmonë përmirësim në lojën tonë.”
Për objektivin e vitit tjetër?
“Ne hyjmë në sezonin e ri me objektivin e njëjtë të skuadrës, të fitojmë gjithçka që është e mundshme.”
Për merkato?
“Zakonisht Milani ka pasur 11 yje në fushë, këtë vit ka 20 për shkak të impenjimeve të mëdha. Por, një lojtar nuk e bën një skuadër dhe këtë e ka demonstruar ky Milan. Të gjithëve u pëlqejnë Messi dhe Ronaldo, mirëpo është vështire të blihen ata, do mundohemi të blejmë atë që mundemi. Çdo vit kam premtuar 50 milionë euro për skuadrën, këtë vit kam shpenzuar 70 milionë. Dhurata për skuadrën? Kam bërë gjithmonë dhurata dhe blerje të mëdha, do të bëj ende.”
Për stadiumin me emrin e tij?
“Nuk kam folur kurrë për një stadium me emrin tim. Vetëm kam thënë se Bernabeu, edhe pse ka fituar më pak se unë, stadium i Realit ka m emrin e tij. Besoj që historia mitike e San Siros do vazhdojë.”
Për Barbara Berlusconin?
“Jam i lumtur me atë qe po bëjnë fëmijët e mi. Jam me fat. Jam i lumtur sidomos për Barbarën dhe pasionin e saj për Milanin. Ka një karakter të mirë dhe besoj që do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë Milanin dhe familjen time. Këshilla për të? Pres unë këshilla nga ajo, pasi ajo tani është e inkuadruar në botën rossonere. Kam folur me të dhe i kam treguar eksperiencën time.”
Tuesday, 03 May 2011 06:55