Bernard Berisha, mesfushori i majtë i Skënderbeut, dje ka pasur debate me tifozët laçianë.
Për “Panorama Sport” ai do të deklaronte: “Finalen e Superkupës ne e kishim vlerësuar maksimalisht. Megjithatë në fushë nuk ishin të gjithë titullarët, sepse vëmendja jonë maksimale është tek përballja me kroatët e Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampioneve.
Pësuam dy gola dhe më pas e kthyem rezultatin, kurse penalltitë ishte fat për Laçin. Nuk kisha pse respektoja “Fair-play”-in, sepse ishte një moment kur unë e kisha topin në zotërim. Sa u përket tifozëve është përgjegjësia e tyre që më ofendojnë.
Unë nuk mendoj shumë në lidhje me këtë çështje. Tashmë jemi të përqendruar te ndeshjet me Dinamon e Zagrebit dhe shpresojmë të vazhdojmë të paraqesim Skënderbeun e vërtetë në “play-off” të Ligës së Kampioneve”.
Thursday, 13 August 2015 23:35