Kryeministri Sali Berisha ka pritur në takim kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendin.
“Te dashur miq, sot prita Majlinda Kelmendin, mbretereshen e botes ne xhudo dhe trajnierin e saj te shquar Driton Kuka. Fill pas Kosoves, Majlinda erdhi ne Shqiperi per te ndare edhe ketu me bashkombasit e saj krenarine dhe lavdine e kurores se kampiones se botes ne xhudo qe mori ne Brazil.
E falenderova dhe e urova Mbretereshen shqiptare te xhudos ne bote per suksesin e jashtezakonshem me te cilin ka bere krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medalionin ne te cilin eshte e gdhendur Deklarata e Pavaresise se Shqiperise me firmat e themelueseve te saj! Sb”, ka shkruar Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook./LSH/
Wednesday, 04 September 2013 17:26