Sezoni i jashtëzakonshëm i Besart Berishës në kampionatin Australian është vlerësuar me përfshirjen e tij në ekipin më të mirë të vitit, të zgjedhur nga vetë futbollistët e këtij kampionati.
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Australi ka bërë publik ekipin e sezonit, ku Berisha figuron si një prej 3 sulmuesve të formacionit 3-4-3.
Sipas mediave australiane, shpërthimi i shqiptarit që ka shënuar 19 gola në këtë edicion, ka bërë që të kalojë mes rezervave të kësaj skuadre idhulli i tifozëve australianë, sulmuesi i kombëtares të këtij vendi, Herri Kjuell.
Berisha, i cli ka marrë edhe “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë, po përgatitet që të marrë pjesë me skuadrën e tij në fazën play-off të kampionatit australian, ku skuadra e tij do të luftojë për titullin kampion. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 March 2012 12:17