Besart Berisha ka mbyllur me gol sezonin e tij të parë me skuadrën e Brisbein, duke shënuar në barazimin 1-1 të kësaj të fundit në Ligën e Kampioneve të Azisë.
Sulmuesi shqiptar ka kaluar një edicion të shkëlqyer, duke shënuar 19 gola në sezonin e rregullt të kampionatit australian për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Australi. Më pas, ai ishte protagonist absolut në finalen e titullit, duke shënuar dy gola në tjerë në minuat e fundit, për t’i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij dhe trofeun e kampionatit për të dytin vit radhazi.
E vetmja gjë negative mund të quhet eliminimi i Brisbein që në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve të Azisë, po gjithsesi Berisha ka shënuar dy gola në këtë aktivitet, ndërsa është shqiptari i parë që arrin të shënojë në Ligën e Kampioneve si në Evropë, ashtu edhe në Azi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 May 2012 16:27