Tiranë – Kryeministri Sali Berisha priti sot Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi.
Addadi, bëri një ekspoze të shkurtër dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat mesdhetare, të cilat kanë dëshmuar dhe dëshmojnë një performancë të lartë duke fituar edhe medalje të shumta.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Shqiptar është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe më tej.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do të mbështesë të gjitha aktivitetet që do të organizojë Komiteti Olimpik Shqiptar.
Kreu i ekzekutivit theksoi se, pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare krahas karakterit sportiv i shërben edhe bashkëpunimit kulturor, njohjes së vlerave të kombeve të ndryshme dhe të historisë së vendeve të rajonit.
Gjithashtu, shefi i qeverisë e cilësoi me rëndësi edhe bashkëpunimin shumëpalësh, gjë për të cilën, qeveria do të inkurajojë zgjerimin e programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut.
Friday, 24 June 2011 18:56