Mesfushori kosovar Bernard Berisha ka thënë që më 99% mund të transferohet në një kampionat të huaj
Bernard Berisha në një bisedë për Klan Kosova ka folur për mundësinë e largimit të tij nga Skënderbeu.
Mesfushori kosovar ka thënë që më 99% mund të transferohet në një kampionat të huaj. Duke përmendur atë gjerman, bleg, turk apo dhe italian.
24-vjeçari ka theksuar që kanë shfaqur interes për kartonin e tij.
“Po, ka interes për mua nga Gjermania dhe Belgjika. Të mos harrojmë se kohët e fundit kanë shfaqur interes edhe dy¬tri ekipe në Turqi. Po ashtu, një ekip nga Italia më ka bërë ofertë. Kësisoji, me 99 për qind nuk do të qëndroj më te Skënderbeu, por do të largohem në merkaton e janarit,”.
Friday, 30 October 2015 09:36