Karim Benzema është i pakënaqur që po zëvendësohet vazhdimisht nga trajneri Rafael Benitez.
Francezi u zëvendësua edhe në derbin madrilien, ndërsa edhe pse e ka pranuar se është ngopur me këtë gjendje, ka thënë që të pyetet trajneri për arsyet e zëvendësimit të tijë.
“Për zëvendësimet vendosin trajneët. Unë jamë këtu vetëm për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve”, ka thënë Benzema për AS.
“Është e vërtetë që jam ngopur me ndërrimet. Jam i qetë dhe do të vazhdojë të punojë që të mos zëvendësohem gjithmonë. Ai më largoi për t’a mbrojtur rezultatin, për arsye defensive”.
“Është e vërtetë që në tabelën elektronike të zëvendësimeve gjithmonë del numri 9. Pyeteni Benitezin pse”, theksoi francezi.
Monday, 05 October 2015 12:36