Karim Benzema thotë se ai është i kënaqur me formën e tij të tanishme në Real Madrid.
Pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme, të cilat dhanë 20 gola, francezi është i kënaqur për të parë ekipin një pikë përpara Barcelonës në tabelën e Premiera Divizion.
Ai për Marca tha: “Unë nuk e di nëse ne jemi më të mirë se Barcelona – por ne jemi duke punuar shumë”.
“Unë mendoj se ne jemi duke luajtur më mirë si një ekip dhe ideja është që të vazhdojmë në këtë linjë.”
Benzema po përjeton ndjenjën e futbollit, pas zhgënjimit nga lëndimi dy herë në këtë vit.
Ai humbi disa javë në fund të sezonit të kaluar, për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa një tendosje në ijë në fillim të këtij muaji e mbajti atë jashtë veprimit për klubin e tij.
23-vjeçari, tha: “E vërteta është që unë jam shumë i lumtur dhe për mua është e rëndësishme që të ndjehen mirë, nuk kam asnjë lëndim, ka përfunduar, dhe kjo është ajo që më bën të ndjehem mirë.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 16:38