Rafa Benitez ka zbuluar se Visente Del Boske është personi përgjegjës për mënyrën se si Spanja po luan dhe dominon në arënën ndërkombëtare. Dy trajnerët kanë punuar bashkë në kohën kur Del Boske drejtonte Real Madrid dhe sipas Benitez, filozofia e tij ka patur fillimet e saj që në atë periudhë.
“Të gjithë flasin se si Spanja ka zbuluar një mënyrë të re loje në katër vitet e fundit. Visente Del Boske nuk e sheh në të njëjtën mënyrë pasi ai ka folur rreth saj dhe e ka praktikuar në 25 vitet e fundit”, tregon Benitez.
“Një nga cilësitë e Visente është mënyra e qetë me të cilën komunikon me lojtarët. Ai është shumë i hapur për mënyrën se si përballon ndeshjet, ashtu siç tregoi në finalen e Euro 2012, ndërsa mundohet t’u japë besim lojtarëve dhe stafit. Nuk kam parë asnjëherë më shumë frymë grupi sesa në periudhën kur kam punuar me Del Boske”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll i cili më pas ka dhënë disa këshilla për Anglinë.
“Anglia nuk mund të bëhet Spanja për një vit apo 5 vite. Duhet më shumë kohë për të arritur nivelin e asaj që kemi parë nga Spanja në katër vitet e fundit. Një tjetër aspekt që Anglia duhet të ndryshojë është standardi i konkurrencës mes të rinjve. Në Spanjë mblidhen lojtarët më të mirë të rajoneve, krijojnë skuadra dhe konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për të fituar ekipin kombëtar”, ka zbuluar Benitez. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 July 2012 09:20