Sulmuesi i Real Madridid, Cristiano Ronaldo do të mungoj në “Audi Cup” në Munich, por trajneri i tij, Rafa Benitez ka insistuar se lëndimi është arsyeja e mungesës së tij.
Benzema dhe Ronaldo do të mungojnë në këtë turne për shkak të lëndimeve, transmeton Koha.net. Benitez dhe Ronaldo kanë pasur disa përçarje në stërvitjet e klubit mbretëror më parë dhe trajneri spanjoll ka thënë se nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit.
“Ai është një profesionist i vërtetë dhe një lojtar që është shumë konkurrues, asi dëshiron të fitojë çdo ndeshje të vogël ose çdo situatë. Jam shumë i kënaqur të punojë me të, më vjen keq që ai nuk është këtu, por nuk ka asnjë problem ndërmjet nesh. Ai kishte një problem me shpinën e tij dhe vendosëm që të mos e marrim këtu”, ka thënë Benitez për media, raporton Goal.com.
Ronaldo dhe Benzema janë të lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, për portugezin ka shprehur interesim skuadra e PSG-së, kurse Arsenali dëshiron transferimin e Benzemas.
Wednesday, 05 August 2015 09:03