Trajneri i përkohshëm i Çelsit, Rafael Benitez, ka bërë të qartë se është i hapur ndaj çdo oferte të mundshme në adresë të tij nga skuadrat angleze në fund të këtij sezoni. Tekniku spanjoll nuk do të rinovojë me londinezët në fund të këtij sezoni ndaj po kërkon një skuadër tjetër ku të vazhdojë karrierën e tij.
“Unë dua të fitoj dhe të luftoj për trofe. Do të dëshiroja që të qëndroja në drejtimin e një skuadre të madhe, pse jo në Angli”, tha ai para ndeshjes që Çelsi luan sot me Rubin Kazan në Europa League.
“Unë për momentin kam një kontratë dhe jam shumë i lumtur me të. Do të mundohem të përqendrohem mbi Rubin Kazan dhe të mos mendoj për atë që do të ndodhë në verë”, shtoi tekniku spanjoll, i cili është kritikuar ashpër gjatë kësaj jave pasi i dha më shumë prioritet Kupës FA sesa kampionatit, ndonëse drejtuesit e Çelsit i kanë kërkuar atij kualifikimin mes 4 skuadrave të para për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Thursday, 04 April 2013 10:04