Rafa Benitez është shprehur tejet i zhgënjyer me lëndimet e shumta që e kanë kapluar skuadrën e Real Madridit
Sergio Ramos, Pepe, James Rodirguez, Karim benzema, Carcajal dhe Luka Modric, janë lojtarët të cilët po i mungojnë Realit.
Padyshim se një numër kaq i madh i lojtarëve e ka irrituar edhe trajnerin Rafa Benitez, i cili ka thënë se ndaj Levantes do të mundohet të hedh në fushë ata lojtar që ka e që janë më të përgatitur.
“Çelësi i fitores ndaj Levantes do të jetë loja e shpejtë, preciziteti dhe durimi. Ne duhet të bëjmë presion në ta. Është mëkat që një numër kaq i madh i lojtarëve mungojnë në këtë fazë të kampionatit. Lëndimet muskulore, për çka mungojnë pjesa më e madhe e lojtarëve tanë, vijnë pas lodhjes së tyre dhe fatkeqësisht kjo po dnodh kur lopjtarët janë me Kombëtaret e tyre”, ka thënë Benitez.
Saturday, 17 October 2015 09:30