Rafa Benitez e ka pranuar se skuadra e tij nuk e kishte aspak të lehtë ndaj Granadës
Real Madridi mposhti Granadën me rezultat minimal 1:0 në Santiago Bernabeu duke marr 3 pikë shumë të rëndësishme në javën e katër në La Liga.
Rafa Benitez e pranoi se vuajtën shumë deri në fund të takimit, teksa ka lavdëruar Granadën për paraqitjen e tyre.
“Ne e dinim para ndeshjes se ky takim do të ishte i vështirë. Startuam ndeshjen duke humbur shumë topa. Real Madridi nuk kishte mungesë respekti për Granadan. Ata luajtën ndeshje të mrekullueshme. Ne krijuam shanse dhe shënuam golin e fitores”, ka thënë Benitez.
“Me hyrjen e Kovacic, ne patëm më shumë kontroll me topin. Ne bëmë shume për tre pikët. Fakti që Lucas është duke luajtur më shumë se të tjerët është se ai e ka fituar atë. Jese është mirë. Njëjtë si Cheryshevit dhe Kovacicit edhe atij do t’i vijë rasti”, ka shtuar më tej Benitez.
Sunday, 20 September 2015 08:50