Rafael Benitez beson se Çelsi mund të fitojë përsëri kampionatin anglez në këtë sezon. Spanjolli e ka bërë këtë deklaratë ndonëse Mançester Junajtid mund të shkojë në 13 pikë diferencë nga blutë gjatë kësaj fundjave, për shkak të mungesës së tyre për pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve në Japoni.
Por trajner skocez mendon se një fitore ndaj Korinthians në finalen e nesërme do të mjaftojë për t’i çuar një mesazh të qartë skuadrave të Mançesterit se edhe londinezët nuk heqin dorë nga trofetë kombëtarë.
“Para se të vija këtu, kisha shumë oferta të tjera. Mund të punoja në Spanjë, Itali apo Kinë, duke fituar shuma të mëdha parash me një skuadër të mesit të tabelës për 10 vite me radhë. Por unë po pritja një ekip elitar, pasi dua të konkurroj dhe të fitoj trofe”.
“Njerëzit më pyesin nëse kampionati është një garë mes dy skuadrave të Mançesterit. Por realisht, me 3 pikë për ndeshje, nëse fiton 2 apo 3 radhazi, ke më shumë besim. Nëse fitojmë këtu dhe pastaj vazhdojmë të luajmë si të martën, me cilësi para dhe balancimin e duhur në mbrojtje, atëherë ne mund të fillojmë një seri pozitive. Ndaj pse të mos shpresojmë për titullin?”, tha trajneri spanjoll. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 December 2012 10:01