Mesfushori anglez i PSZH, Devid Bekam, ka bërë të ditur se mendon që Lionel Mesi është padyshim futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Kristiano Ronaldo, pavarësisht cilësisë, nuk i afrohet argjentinasit.
“Mesi është një lojtar unik me klasin e tij, është e pamundur që të ekzistojë një futbollist tjetër që i ngjan. Si ai, ashtu edhe Kristiano Ronaldo, që gjithsesi nuk është në lartësinë e tij, qëndrojnë një shkallë mbi të tjerët”, deklaroi mesfushori anglez.
“Ata mund të kenë ngjashmëri në teknikë dhe talent, është fantastike për futbollin që t’i këtë të dy këta lojtarë, por Mesi është lojtari më i mirë në botë, kjo shihet thjeshtë”, insistoi anglezi.
Më pas Bekam ka folur edhe për pjesëmarrjen në këtë edicion të Ligës së Kampioneve me fanellën e PSZH, duke u eliminuar pikërisht nga Barcelona e Mesit.
“I gëzohem shumë këtyre lloj ndeshjesh, të cilat vazhdoj t’i luaj pavarësisht moshës time. Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme, edhe pse nuk më pëlqen të humbas. PSZH luajti shumë mirë, në dy ndeshje bëmë që të gjithë të ndjeheshin krenarë. Nuk humbëm përballë Barcelonës dhe kjo do të na ndihmojë në sezonin e ardhshëm”. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 April 2013 10:35