Trajneri italian, Gianfranco Zola ka një porosi për Mario Balotellin dhe Antonio Cassano.
Mario Balotellin dhe Antonio Cassano duhet të luajnë në Katar. Kështu mendon trajneri italian, Gianfranco Zola, i cili aktualisht drejton skuadrën Al Arabi
Cassano aktualisht është lojtar i lirë, derisa Balotelli po kalon momente të vështira te Liverpooli.
“Balotelli dhe Cassano janë dy lojtarët më të mëdhenj. Transferimi në Katar mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të dy”, ka deklaruar Zola.
“Balotelli e Cassano mund të luajnë këtu me më pak kontroll, dhe t’i mbushin bateritë e tyre dhe më pas të rikthehen në Europë si protagonistë”, ka përfunduar ai. /Express/
Saturday, 01 August 2015 11:45