Manchester United pritet t’i ofroj kontratë të re David De Geas, pasi dështoi të transferohet në Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
David De Gea ka gjasa të mbetet në Manchester United edhe pas verës së vitit 2016, koha kur i skadon kontrata.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, ekipi nga Old Trafrod pritet t’i ofroj kontratët të re reprezentuesit spanjoll.
Ky i fundit e kishte mundësin ta zgjaste bashkëpunimin me ekipin nga Premierliga edhe më herët, por e refuzoi.
Dëshira e De Geas ishte që të transferohet në Real Madrid, por kalimi në Santiago Bernabeu dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shkak të vonesave administrative.
Por, sipas AS-it, De Gea mund të pres deri në janar të vitit 2016 dhe të nënshkruaj para kontratë me Realin, dhe më pas t’i bashkohet gjatë verës së ardhshme pas asnjë cent. /Express/
Wednesday, 02 September 2015 11:37