Zenit St. Petersburg dëshiron që të huazoj Radamel Falcaon.
Trajneri i Zenit St. Petersburg, Andre Villas-Boas dëshiron që të huazoj sulmuesin e Chelseat, Radamel Falcao, i cili po dështon sërish në Premierligë.
Mourinho ishte i bindur që Falcao do të shkëlqente në skuadrën e tij, pavarësisht se një vit më parë zhgënjej në Manchester United.
Por, ai sërish nuk po ia del as në Chelsea dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, me Zenit St. Petersburg të interesuar për të.
Kujtojmë se Falcao dhe Andre Villas-Boas kishin punuar edhe në të kaluarën së bashku, sa ishin pjesë e skuadrës portugeze, Porto.
Tuesday, 27 October 2015 10:03