Lojtari anglez dhe ish lojtari i Real Madridit, David Beckham po pret të luaj ditën e shtunë, në Amerikë, ndeshjen miqësore me ish klubin e tij, si dhe me lojtarin më të mirë madrilen, CR7.
Edhe verën e kaluar, LA Galaxy është ndeshur me Real Madridin, mirëpo për shkak të lëndimeve, Beckham nuk ka luajtur.
“Ka qenë një zhgënjim për mua kur kuptova se nuk do të luaj, pasi gjithmonë dëshironi të luani në ndeshje të tilla. Ndeshem për herë të parë me Real Madridin që kur jam larguar, në vitin 2007. Je i lidhur me klubin, je i lidhur me njerëzit në të”, ka thënë Beckham.
Ndërsa tregonte për vitet e shkëlqyeshme që i kishte kaluar në klub, Beckham tha se: “Nuk ka gjë më të mirë në futboll, kur largohesh nga Manchester United dhe kalon tek Real Madrid. Tek Madridi ende kam miq dhe njoh shumë tifozë”.
Wednesday, 13 July 2011 17:26