Megjithatë, Beckenbauer ka theksuar se Bayerni nuk duhet ta marrë me pasion fitoren 2-0 ndaj Manchester Cityt, të martën, pasi që ai mendon se përfaqësuesit nga Premier League nuk janë një ekip i madh, sikurse Barcelona, Real Madridi ose Manchester United.
“Ne nuk duhet të harrojmë se edhe pse Manchester City është një klub i mirë dhe janë më të fortë se sa skuadrat në Bundesligë, ata nuk janë një ekip i madh si Barcelona, Reali apo Manchester United,” shkroi Bekenbauer në kolonën e tij në Bild.
“Bayern nuk është në të njëjtin nivel si Barcelona. Do të ishte një ekzagjerim i madh po ta krahasonim dikë me Barcelonën. Barcelona ka fituar tituj shumë në vitet e fundit, ndërkohë që ne ishim relativisht anonimë gjatë këtyre viteve.”
Bayern momentalisht është në përgatitje për ndeshjen kundër Hoffenheimit, në Bundesligë, të shtunën. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 16:47