Sipas medieve japoneze, Takashi Usami kalon në Bayern dhe gjithçka është e kryer.
Tinejxheri japonez, Takashi Usami, është vetëm një hap larg transferimit në Bayern. Këtë lajm mjaft të mirë për bavarezët e kanë bërë të ditur mediet japoneze.
Aktualisht Takashi Usami luan për ekipin Gamba Osaka. Thuhet se 5 milionë euro është çmimi, por asgjë nuk është finalizuar.
Usami është shprehur: “Nëse me jepet shansi të dal jashtë në Evropë, nuk do ta kisha refuzuar, nuk e kam fjalën për Bayernin, por vetëm për largimin nga Japonia”, është shprehur Usami.
Në kërkim te Usamit janë disa klube, si Cesena, Palermo nga Seria A e disa klube nga Spanja, Anglia dhe Gjermania.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Bayerni planifikon t’i ofroje OSC Lillit një ofertë për Eden Hazdard. Sipas gazetës, Hazard u ka treguar shokëve të tij që ka shume dëshire të luajë për Bayernin, por, megjithëse për të janë të interesuar “5 nga 10” klubet më të mira në Evropë, tha managjeri i Lillet, Frederic Paquet.
Ndërsa Philip Lahm është i vetëdijshëm, që pas transferimit të Rafinhas, ai do te rikthehet përsëri në anën e majtë të mbrojtjes.
“Tek Bayerni akoma nuk ka pasur ndonjë bisedë finale rreth pozitës sime. Por, unë nuk besoj që Rafinha do të luaj në të majtë”, tha kapiteni i Bayernit dhe, njëherit, edhe i përfaqësueses së Gjermanisë.
Lahmi dy vitet e fundit luajti në anën e djathtë të mbrojtjes. Por, asnjë lojtar nuk arriti ta kryejë si duhej punën në anën e majtë. Kohëve të fundit këtë e provuan, Diego Contento dhe Daniel Pranjic, nganjëherë edhe Luiz Gustavo.
Me ardhjen e Rafinhas, besohet se është zgjedhur problemi i madh për trajnerin Jupp Heynckes. Pasi që disa e parashohin Lahmin më të fuqishëm në anën e majtë sesa në atë të djathtë. Për Lahmin kjo mund të kishte ndikim edhe në kombëtare. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, para disa ditëve tha që mund ta rikthente Lahmin përsëri në anën e majtë, sepse atje ai është më i lëvizshëm.
Friday, 03 June 2011 10:22