Është zbuluar se për sa milion euro është transferuar Bastian Schweinsteiger nga Bayern Munich në Manchester United
Besoni ose jo, Bastian Schweinsteiger është transferuar nga Bayern Munich në Manchester United vetëm për 9 milion euro.
Më herët klubi gjerman kishte pretenduar se e ka shitur mesfushorin rreth 20 milion euro. Por, këto rrena të bavarezëve i ka zbuluar zyrtari i financave i skuadrës TSV 1860 Rosenheim, Sandro Sacco.
TSV 1860 Rosenheim, klubi ku është rritur Schweinsteiger, nga kjo marrëveshje do të përfitoj 38 mijë euro.
“Tarifa e transferimit për Bastian ishte nëntë milionë euro dhe pjesën tonë të transferimit do ta marrim me dy këste për dy vite”, ka deklaruar Sacco.
Wednesday, 09 September 2015 22:21