Hans-Joachim Watze beson se Arturo Vidal do ta përmirësoj edhe më shumë Bayernin.
Presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watze beson se Bayern Munich do të jetë i pandashëm edhe edicionin e ardhshëm në Bundesliga.
Madje ai beson se transferimi i Vadilit do t’i përforcoj edhe më shumë, duke bërë që ata të fitojnë edhe titullin e katërt rresht në Bundesliga.
“Për mua Vidal është një nga lojtarët më të mirë në mesfushë. Ai është një luftëtar i vërtet dhe shumë i mirë edhe me top. Bayerni ka bërë një transferim të madh që definitivisht do t’i përmirësoj ata”, tha Hans-Joachim Watze për DPA.
“Ne nuk mund të ndalim Bayernin në Bundesliga. Ata do të jenë skuadra e parë që do të fitojnë katër herë rresht Bundesligan dhe edicionin e ardhshëm do ta fitojnë edhe të pestin…”.
Friday, 24 July 2015 11:03