Bayern Munich e filloi mjaft mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 2’ arriti të shënojë, me anë të Tonny Kroos.
Në minutën e 7’ sulmuesi më i mirë i Napolit, Edinson Cavani, goditi fuqishëm drejt portës, mirëpo topi përfundoi jashtë.
Napoli nuk u dorëzua dhe sulmoi gjatë gjithë kohës, mirëpo u desh minuta e 39’ kur Maggio krosoi në zonën e rreptësisë dhe lojtari i Bayernit, Badstuber ishte ai i cili shënoi autogol, pasi që devijoj topin.
Pjesa e dytë i takoi Bayernit, sa i përket posedimit, mirëpo edhe Napoli pati disa raste të mira për shënim, por dështuan Edinson Cavani dhe Lavezzi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 09:55