Jupp Heynckes po fluturon lart në krye të Bundesligës, dhe sulmuesi, Mario Gomez deri më tani ka shënuar 10 gola këtë sezon.
Bild tregon se Liverpuli paraqiti një ofertë prej 30 milionë eurosh për lojtarin në prill të këtij viti, dhe se disa klube spanjolle janë të interesuara ta sjellin Gomez në “La Liga”.
Me kontratën e cila përfundon në qershor të vitit 2013, bavarezët janë të vendosur të përpiqen dhe të zgjasin qëndrimin e Gomez në Allianz Arena.
Sa i përket përforcimeve të tjera në radhët e bavarezëve, presidenti Uli Hënes e ka pranuar se në të kaluarën kishte një interes për mesfushorin Gotze, dhe mund të jenë të gatshëm për të bërë një ofertë konkrete për 19-vjeçare në hapjen e afatit kalimtar të janarit.
Për Gotze nuk është vetëm Bayern i interesuar, por edhe skuadra e Arsenalit e cila u mund t’a rrëmbente në çastet e fundit të afatit kalimtar veror por që nuk arriti dot.
Bayer Leverkusen është kundërshtari i ardhshëm i Bayern Munich të shtunën. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 13:45