Transferimi i Manuel Neuerit tek Bayerni do të bëhet i ditur ne ditët në vijim, por parashihet që edhe një transfer tjetër të jetë para përfundimit.
Bayern besohet se ka arritur marrëveshje për kontrate 4-vjeçare me Jerome Boatengun e Manchester Cityt.
Tash, gjithçka varet nga “paratë”. Si kicker, ashtu edhe Sport1, deklaruan se të dyja ekipet janë para marrëveshjes. Vetëm edhe shuma e transferimit duhet te diskutohet më tej me Manchester Cityn.
Boateng ishte transferuar tek City vetëm para një viti nga Hamburgu, për një shumë rreth 12 milionë funtesh. Për shkak të lëndimit dhe formës jo të mirë, reprezentuesi gjerman nuk arriti të paraqitej, ashtu siç e parashihte Roberto Mancini. Ne sezonin e kaluar ai u paraqit vetëm në 16 ndeshje në Premier Lige, herën e fundit në ndeshjen 1:1 ndaj Fulhamit, në fund të shkurtit.
Karlz Heinz Rummengige pranoj që kontrata 4-vjeçare ekziston. Gart Cook nga City, pranoi se është i gatshëm për negociata në rastin e Boatengut. Pyetje tani mbetet vetëm shuma e transferimit. Christian Nerlinger dëshiron gjithsesi “dukshëm më pak” se 12 milion euro t’i jap City-t për Boatengun. NëManchester, mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili mund të lujë në të dyja pozitat, ka një kontratë deri në vitin 2015.
Monday, 16 May 2011 12:22