Gabriel Batistuta mendon se ka një mungesë të theksuar talenti në futbollin argjentinas për momentin. Sipas tij, presioni për fitore mbi klubet është aq i madh sa ata nuk mendojnë më si të prodhojnë talente nga akademitë.
Si rrjedhojë, ai mendon se vetëm dy apo tre klube janë të gatshme të investojnë për lojtarë të cilët nuk kanë dhënë prova më përpara në ekipet e mëdha.
Batistuta, aktualisht drejtor teknik te Kolon, mendon se shembulli real është ai i Boka Juniors.
“Është një klub që duhet diskutuar veçmas. Ata jetojnë në një realitet tjetër, jetojnë vetëm për të sotmen, pa menduar çfarë d të ndodhë pas 2-3 vitesh”.
“Te Boka nuk ka kohë as për trajnerët e as për lojtarët. Historia e klubit është ndërtuar mbi fitoret dhe njerëzit duan më shumë të tilla”, tregoi ish-sulmuesi që me kombëtaren argjentinase ka shënuar 56 gola në 78 ndeshje. (LajmeShqip.com)
Saturday, 25 February 2012 12:33