Trajneri pranon se ata kanë marrë mësim nga Kampioni aktual i Evropës, Barcelona pasi u mposhten me rezultat 5-0, ne kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i BATE Borisov e përshkruan ekipin spanjoll si më të mirin në botë pas ndeshjes.
Barcelona e filloj fuqishëm takimin si çdo herë duke e sulmuar kundërshtarin pa u ndaluar asnjë sekondë dhe ishte lojtari i BATE Borisov, Aleksandr Volodko ai i cili kaloj spanjollet në epërsi me ane të një autogoli.
Pedro Rodriguez, Lionel Messi me dy gola dhe një David Villa fundosen BATE Borisovin
“Ne kemi luajtur kundër ekipit më të mirë në botë,” tha për uefa.com.
“Ne ishim pak të frikësuar, bëmë gabime të mëdha, por ishte një përvojë e madhe.”
“Ne pamë se si të luajmë futboll të dorës së parë, se si të punojmë me topin, si ti trajtojmë kundërshtarët e kështu me radhë.”
“Emri i kundërshtarëve tanë peshonte rëndë mbi lojtarët, të cilët nuk arritën të tregojnë potencialin e tyre të plotë, nëse do të kishim një pjesë të vogël të ndeshjeve si kjo gjatë sezonit, do të ishte shumë më e lehtë për ne.”
“Sa për Barcelonën, ata treguan ritëm ekstrem dhe ne nuk mund të përballonim atë.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 11:00