Chelsea është rikthyer në garën për titullin në Angli, Manchester United duket pranë triumfit, por me diferencën prej gjashtë pikësh dhe një sfidë direket për t’u luajtur në “Old Traford”, “Blutë” mund të shpresojnë ende.
Gjithsesi, kjo duket se nuk mjafton për pronarin Roman Abramovich, i cili ka vendosur të largojë trajnerin Carlo Ancelotti.
Manjati rus dëshiron që skuadra të drejtohet nga Gus Hiddink dhe po kërkon ta bindë që të rikthehet në “Stamford Bridge”.
Strategu holandez ka deklaruar disa herë se nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i përfaqësueses turke, të paktën jo deri në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2012, në qershor dhe nëntor.
Pavarësisht cili do të jetë tekniku i ri, mund të thuhet me siguri se aventura e Ancelottit mbyllet në fund të sezonit.
Thursday, 28 April 2011 15:50