Pas deklaratave të drejtorit sportiv të Romës, Walter Sabatini se marrëveshja me lojtarin Bojan Krkiç është në prag të përfundimit dhe se negociatat do të mbyllen në orët në vazhdim, vetë lojtari në fjalë është marrë me këtë situatë, duke potencuar se kjo gjendje momentale ku ndodhet, sigurisht për të është e hidhur.
“Për çështjen time dhe kalimit tim tek Roma preferoj të flas vetëm pas hapave konkret. Duhet të qëndroj i qetë dhe të pres çfarë do të ndodh. Kjo situatë është e hidhur, pasi për të arritur deri në këtë pikë nuk është e lehtë, por një ditë do duhej të kaloja. Kam mbushur 20 vite dhe kam edhe shumë gjëra për të dhënë.”
“Nuk do të harroj asgjë nga Barcelona, as momentet e mira e as të këqija. Vetëm të jesh pjesë e kësaj skuadre, është diçka e mrekullueshme”, përfundoi Bojan.
Pas konfirmimin që Bojan Kërkiç do të largohet, Pep nuk është shumë i shqetësuar, sepse në sulm ka zgjidhje të mjaftueshme, apo bombastike siç janë dy vrasësit anësor, Pedro-Villa dhe në qendër Pleshti Vrasës.
Shqetësuese është mbrojtja për shkak se Abidal dhe Pyol janë shumë të vjetër dhe kërkohet një zëvendësim për ta. Pep Guardiola ende nuk ka gjetur një zgjidhje reale për mbrojtjen dhe tani, sipas zërave në Ukrainë, thuhet se kampioni i La Ligës dhe i Evropës, po kërkon mbrojtësin Donetsk, të riun 21 – vjeçar, Yaroslav Rakitskiy.
Performancat e shkëlqyera të tij si duket kanë mbushur mendjen e drejtorit sportiv të Barcelonës, Andoni Zubizarreta për një transferim të tijin tek “klubi i titujve”.
Sipas Guardiolës, duke parë se Abidal po i afrohet 32 – vjetëve dhe lojtari tjetër i krahut të majtë, Maxwell po i afrohet moshës 30 – vjeçare, Rakitskiy vlerësohet si një blerje afatgjate për atë pozitë.
Vetë lojtari tha: Ndihem mirë këtu dhe nuk mendoj të zhvendosem diku tjetër. Më pëlqen interesimi i klubeve të tjera për mua, por këtu ndihem më mirë. Nuk e kam ndërmend të pranojë oferta të tjera.
Thursday, 07 July 2011 06:46