Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka reaguar ashpër rreth spekulimeve që e lidhin Lionel Messin me një largim nga Camp Nou, duke thënë se këto raporte janë të “turpshme”.
Messi është i lidhur me një largim nga Barcelona pas problemeve të mëdha me autoritetet e spanjolle për pagimin e taksave, transmeton Koha.net.
“Njerëzit që thonë se Messi po largohet nga Barcelona duhet të turpërohen. Messi është duke u rikuperuar për ndeshjen kundër Realit, ai shpreson që të luaj në El Clasico, por lëndimet e kanë procesin e tyre. Leo dhe babai i tij nuk mund ta imagjinojnë veten në një klub tjetër, marrëdhënia me familjen është shumë e mirë, ka kontratë edhe për tri vitet e ardhshme. Sigurisht se Messi është i nervozuar me autoritet spanjolle, por ai meriton respekt”, ka thënë Bartomeu për “8TV”.
Tuesday, 27 October 2015 12:03